Kryeministri, Matteo Renzi njoftoi që do të dergojë 450 ushtarë me qëllim për të mbrojtur digën e Mosulit në veri të Irakut. Kjo zonë është pushtuar që prej qershorit 2014 nga xhihadistët e Shtetit Islamik.

Një ndërmarrje italiane ka fituar një tender për konsolidimin e digës që konsiderohet si më e rëndësishmja në Irak dhe furnizon me energji më shumë se një milionë persona në veri të vendit.