Italia drejt qeverisjes 5 Yjet-PD? Di Maio i bën dalje Salvinit: Fat të mbarë!

Italia drejt qeverisjes 5 Yjet-PD? Di Maio i bën dalje Salvinit: Fat të mbarë!

Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio

Zhvillime të reja në Itali, ku vazhdon që të mos ketë një qeveri të re, pavarësisht zgjedhjeve të fundit parlamentare. Presidenti i republikës Giorgio Mattarella  i ka dhënë kryetarit të dhomës së deputetëve Roberto Fico mandatin për të shqyrtuar mundësinë për një marrëveshje të mundshme qeverisëse ndërmjet 5 Yjeve dhe Partisë Demokratike. Për një gjë të tillë, ka reaguar ashpër Matteo Salvini.

"Çfarë qeverie të krijojnë? Humbën në Itali, humbën në Molize, dhe nëse na jepni një dorë të do humbasin rëndë edhe të dielën në Friuli Venezia Giulia. Unë nuk dua të shoh Renzin, Serracchianin ose Boschin në qeveri në katër vitet e ardhshme. Nuk është e drejtë, nuk është normale, nuk është e respektueshme” – tha Salvini.

Por kreu i 5 Yjeve Di Maio, pas dështimit të bisedimeve me Legën e Salvinit, i ka dhënë përfundimisht duart këtij të fundit me deklaratat e sotme. “Nga sjellja e tij kam kuptuar se Salvini nuk dëshiron të marrë përsipër përgjegjësitë e qeverisjes së vendit. Sepse sinqerisht nuk arrij ta kuptoj se si preferon të qëndrojë në opozitë për të mirën e aleatëve të tij, në vend që të shkojë në qeveri për të mirën e italianëve. Mos të thihet pastaj se nuk u përpoqa deri në fund, tani ju uroj fat të mbarë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë