/ATSH/.- Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka pritur sot në takim një delegacion nga Drejtoria Kombëtare Antimafia dhe Policia e Italisë, ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave mes Kosovës dhe Italisë, në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.
Sipas KosovaPress, gjatë takimit, Hoxha tha se Prokurori i Shtetit është i interesuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë penale, me theks të veçantë në sistemin e prokurorisë.
Sipas një njoftimi nga Prokuroria, Hoxha ka thënë se sistemi prokurorial i Kosovës dhe ai i Italisë kanë një memorandum bashkëpunimi, por Prokurori i Shtetit e konsideron të nevojshme thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe informatave në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.
Ai tha se sistemi prokurorial i Kosovës ka nevojë për mbështetje me anë të trajnimeve dhe shkëmbimit të praktikave në disa fusha të veçanta, sidomos në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Ndërsa, Maurizion De Lucia, Prokuror Publik në Drejtorinë Kombëtare Antimafia, shprehu gatishmërinë e institucionit që përfaqëson për thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje me trajnime për sistemin prokurorial të Kosovës në luftë kundër terrorizmit, por dhe të dukurive tjera antiligjore.
Ai tha se, Republika e Italisë është e interesuar për thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje të sistemit prokurorial, sepse sipas tij, vetëm me anë të bashkëpunimit mund të arrihet realizimi i misionit që kanë sistemet e drejtësisë të dy vendeve.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit ranë dakord për intensifikimin e kontakteve për koordinimin sa më të mirë të punëve për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët
/Shqiptarja.com