Trajneri i përkohshëm i Italisë, Gigi Di Biagio, ka shkaktuar debat të thellë mes sportdashësve italianë e jo vetëm. Tekniku njoftoi këtë të hënë se Buffon do të jetë i grumbulluar për miqësoret e muajit mars, e më pas do të vendosë nëse do ta mbajë më me “të kaltrit” apo jo.
/Shqiptarja.com
Pavarësisht vlerësimit për portierin e Juventus-it, një pjesë e tifozëve, të paktën nëse gjykojmë nga reagimet në rrjetet sociale, nuk janë dakord me përzgjedhjen e trajnerit për t’i besuar edhe më tej 40-vjeçarit juventin. Portierit i atribuohet vështirësia “për të bërë mënjanë”, siç ka ndodhur edhe me të gjithë yjet e tjerë të futbollit.
Ndërsa trajneri dhe Federata (FIGC) akuzohen për një “rinovim” të çuditshëm që nis nga veteranët, me në krye Buffon. Sipas disa tifozëve, qoftë edhe 2-3 ndeshje që mund të luajë portieri bardhezi me Italinë përbëjnë thjesht një “kohë të humbur kot” sa i përket rinovimit aq shumë të dëshiruar të kombëtares axurre.
e.gj/Shqiptarja.com











