Italia, Franca, Gjermania dhe SHBA-të, masat anti-COVID për udhëtimet e festave të fundvitit

Në prag të festave të fundvitit të shumtë janë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit, por pandemia i ka vështirësuar procedurat. Italia është e vendosur për të kërkuar një test PCR për udhëtarët që shkelin në vendin fqinjë edhe nëse ata janë plotësisht të vaksinuar. Shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Italisë, pavarësisht testit negativ duhet të vetëizolohen për 10 ditë.

Italia do t’i mbajë këto kufizime gjatë periudhës së Krishtlindjes, ndërsa do të fillojë edhe vaksinimin e të rinjve.

Rekordi i ri i Britanisë së Madhe me të infektuar me covid 19 e ka detyruar Francën që të vendosë kufizimet për anglezët që duan të kalojnë festat në vendin e tyre, por Presidenti Emanuel Macron nuk është i gatshëm të veprojë njësoj edhe me vendet e BE-së.

Për të shkuar në Shtetet e Bashkuara udhëtarët duhet të kenë një pasaportë vaksinimi si edhe një test PCR. Megjithatë Presidenti Joe Biden është shprehur i shqetësuar për variantin e ri Omicron, prej të cilit nuk dihet se si mund të ndryshojnë gjërat.

Gjermania rezulton ndër vendet me numrin më të lartë të të vaksinuarve ndërsa tani po përballet me mungesën e dozave të vaksinës përforcuese, nga të cilat i nevojiten rreth 50 milionë si edhe 20 milionë doza të vaksinës së parë dhe të dytë.

Në Austri është hapur drita jeshile për drekat dhe darkat e Krishtlindjeve, por vetëm për të imunizuarit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?