Italia 'fshin' Greqinë, fiton edhe Gjermania. Rusia 'shpertallon' San Marinon

Italia 'fshin' Greqinë, fiton edhe Gjermania. Rusia 'shpertallon' San Marinon

Në Grupin J Italia e Mancinit po merr para këdo që po përballet. Në Athinë skuadra ‘axurre’ ka fituar lehtësisht 0-3 kundër Greqisë, duke u ngjitur në krye të grupit me 9 pikë pas 3 ndeshjesh. Përballë grekëve Italisë së reformuar i ka mjaftuar pjesë e parë për të larë duart. Fillimisht ishte lojtari që përflitet se do të kaloj në pronësi të Interit, Barella ai që zhbllokoi rezultatin, ndërsa deri në përfundim të pjesës së parë realizuan edhe Insigne e Bonucci.

Ndërkohë në fitore është ndalur edhe Gjermania në Grupin C. ‘Panzerat’ kanë fituar pastër 0-2 në transfertë kundër Bjellorusisë falë golave të Sane dhe Marco Reus. Më ketë fitore Gjermania ngjitet në vendin e dytë me 6 pikë, 3 më pak se Irlanda e Veriut që ka një ndeshje më shumë.

Në takimet e tjera të zhvilluara për eliminatoret e Europianit ra në sy fitorja tenistike 9-0 e Rusisë kundër San Marinos.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja