Moti i keq ka goditur sërish Italinë, veçanërisht zonën Macerata. Një ditë më parë një shi i dendur i cili zgjati vetëm për tre orë, shkaktoi përmbytje të rrugëve, garazheve, bodrumeve si dhe rënie të pemëve.
Përmbytje kishte veçanërisht në Macerata, Pollenza dhe Tolentino. Situata veçanërisht është kritike në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta ku ka disa njerëz të evakuuar nga katet e poshtme të ndërtesave.
“Për shkak të reshjeve anormale në qytet, për momentin janë të bllokuara disa rrugë. Këshillohet përdorimi i makinës dhe largimi nga shtëpia vetëm në rastet të nevojshme”, shkruan Bashkia në Facebook.
Gjatë natës në zonë ka pasur rreth 45 ndërhyrje nga zjarrfikësit Macerata. Situatat kritike ndodhën veçanërisht në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta, ku disa banorë në Borgo Sforzacosta u evakuuan.
Shqetësimet në zonë ishin të përhapura dhe probleme të veçanta pati në Pollenza dhe Casette Verdini, për shkak të përmbytjeve të rrugëve, kopshteve, dhomave të bodrumit dhe katit përdhes të shtëpive, rrëshqitjeve së baltës dhe pemëve të rëna në rrugë! Deri më tani nuk ka persona të lënduar apo të zhdukur.