Ambasadori italian në Tiranë, Fabricio Bucci deklaron se vendi ynë është në rrugën e duhur sa i përket procesit të integrimit, ndërsa shpreson që BE të hapë negociatat me Shqipërinë vitin e ardhshëm.
"Shpresojmë shumë që vitin që vjen Shqipëria të hapë negociatat me BE-në. Italia gjithmonë e ka mbështetur këtë proces dhe do vijojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Është një proces për ne shumë i veçantë për të cilin ne jemi të lumtur sepse do të thotë që Shqipëria më në fund një ditë do jetë pjesë e familjes së madhe europiane, është thjesht çështje kohe. Ne jemi këtu dhe do t'ju ndihmojmë dhe do punojmë së bashku ditë pas dite deri në atë moment të madh dhe më pas do të festojmë kur ai moment më në fund do të vijë", tha Bucci.
Këtë deklaratë ambasadori e bëri mbrëmjen e së premtes në mjediset e portit të Durrësit u zhvillua ceremonia me rastin e dorëzimit të 5 zjarrfikëseve të reja. Këto mjete janë dhuratë e shërbimit zjarrfikës italian për bashkinë e Durrësit.
"Forcat tona zjarrfikëse së bashku me mbrojtjen civile dhe Guardia Di Finanzan kanë qenë të parët që kanë qenë këtu për të ndihmuar vëllezërit tanë shqiptarë. Edhe jemi sërish këtu sepse ne nuk harrojmë. Italia është një vend mik i madh dhe vëllazëror dhe që nuk i harron kurrë vendet mike si Shqipëria . Ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë gjithmonë në krahun tuaj. Është kjo marrëveshje mes forcave tona zjarrfikëse dhe bashkisë së Durrësit ,këto mjete do t’i shërbejnë sigurisë së qytetit", tha Bucci.
Në ceremoni morën pjesën kryetarja e Emirjona Sako si dhe prefekti Roland Nasto. Sako falenderoi shtetin fqinjë për ndihmën dhe kujtoi prezencën e 150 forcave dhe mjeteve italiane në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.
Kjo ndihmë e qeverisë italiane kompleton plotësisht me mjete, shërbimin zjarrfikës të Durrësit. Gjithashtu shërbimi italian do të kualifikojë edhe personelin e zjarrfikës.
Lypsat se botes jena katandis
PërgjigjuLypsat e botes jena katandis
PërgjigjuO sa mir me qen Shqiptar, jemi ba turpi botes Lypsat e europes, nje shtet pa nder e dinjitet, mjer pupulli shqipetarr mjer.
PërgjigjuNgelem tere jeten, vetem duke na falur te tjeret per meshire. Greqia 1 ambulance, Turqia krevata dhe dyshek per spitale, Franca 3 furguna policie, Kosova 2 qene per te nxjerre njerezit nga germadhat ne rast termeti, Maqedonia kepuce me vrima per rojet e objekteve. Kaq per sot, neser gati lista tjeter. Mjere mjere ne ca vendi jetojme.
PërgjigjuJemi shtet i korruptuar i poshter i qelbur
Faleminderit Itali Si perhere ndaj Shqiperise popull i madh me zemer te madhe.
PërgjigjuKjo eshte merit e Ferdinant Chaferit kontributi tij se per Ramin nuk pyet taliani
PërgjigjuShtet pa seder, ka mete bota tu na fal.
PërgjigjuNormale qe eshte ceshtje kohe ne 2600 jemi ne Europe ska ku te veje Hahahah Italia mike
Përgjigjuo Zot sa pas qe jemi.Nuk duhet tja lejojme me vetes te na sjellin me lemosh.Kemi aq para sa te blejme mjetet e emergjences sepse koha si Afrikan na ka kaluar dhe italia flm per dhuraten por ne nuk jemi me bote e trete si na thoshin dikur.Hajde de 50 cop po 5 jane turp per te gjith ne me lemosh si shtete afrikane
PërgjigjuFaleminderit Italise mike.
Përgjigju