Italia jashtë Botërorit,ja 4 kandidatët
për të ringritur të kaltërit

Italia jashtë Botërorit,ja 4 kandidatët<br />për të ringritur të kaltërit<br>
Futbolli italian vijon të mbetet në kaos. Pas dorëheqjes, Carlo Tavecchio shpërtheu kundër të gjithëve dhe u ndie i tradhtuar edhe nga brenda. Ai duke bërtitur para gazetarëve nënvizoi se po paguan ai për ish trajnerin Ventura.Për Tavecchion kanë dale edhe problem të tjera pasi një drejtuese sportive e akuzon për ngacmim seksual duke thënë se ka prova për këtë. Megjithatë La Gazzetta dello Sport sot për lexuesit e saj ka zgjedhur të flasë më shumë për trajnerin e ardhshëm sesa për rrëmujën e madhe në Federatë.

Sipas saj, katër vijojnë të mbeten favoritët për të marrë dhe ringritur Italinë. Duke nisur me Carlo Ancelottin që mbetet kandidat potencial, Antonio Conte, Claudio Ranieri dhe Roberto Mancini. Po ashtu është edhe hipoteza që deri në shtator ta drejtojë skuadrën Luigi Di Biaggio që gëzon respekt dhe mbështetje. I marrim kandidatët me radhë. Carlo Ancelotti është më favoriti. Ai kërkon një projekt serioz,do që të vendosë vet për çdo gjë për stafin e tij për pagën por e ka eksperiencën dhe qetësinë për ta ringritur skuadrën.Edhe Antonio Conte është një kandidat i preferuar por kontrata me Chelsean i përfundon në vititn 2019-të megjithëse mund ta zgjidhë në verën e ardhshme.

Ndërsa Claudio Ranieri do të vinte me vrap për të drejtuar Italinë dhe mendon se e meriton pankinën e kaltër. Ekspert, menaxhues i mirë dhe riparues siç e kanë quajtur mund të ishte i duhuri. Dhe në fund është Roberto Mancini që ëndërron pankinën e Italisë dhe do të largohej pa problem nga Zeniti. Por një hipotezë që nuk përjashtohet është edhe e një trajneri të huaj. Diçka që nuk ka ndodhur por situate është aq keq saqë nuk mund të përjashtohet.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës