4 herë kampionët e Botës nuk i ndihmoi as mbështetja maksimale gjatë gjithë ndeshjes e tifozëve, që kishin mbushur ‘San Siron’. Suedia qëndroi në mbrojtje dhe sulmoi me zbritje të shpejta duke e administruar rezultatin.
Në fund e gjithë festa është për Suedinë që edhe pse pa Ibrahimovicin, që u largua nga kombëtarja, arriti që të kualifikohet, ndërsa Italisë nuk i mjaftuan yjet për të bërë diferencën.
I pari që pritet ta pësoja nga dështimi është trajneri Ventura, i cili i ka orët e numëruara, ndërsa Anceloti është njëri nga kandidatët për postin e trajnerit. Por më shumë se e ardhmja e Italisë në këto momente e gjithë vëmendja shkon te fakti se në Botëror nuk do të jetë Italia, e pabesueshme, por e vërtetë.
[gallery]24676[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

FOTO









