Italia kërkon nga Bashkimi Europian
zbutje të rregullave të deficitit
60 për qind të prodhimit të brendshëm bruto - më tepër borxh nuk duhet të bëjë një shtet anëtar të BE-së, nëse nuk dëshiron të shkelë kriteret e stabilitetit të Brukselit. Pas tërmetit në rajonet e Lazios, Umbrias dhe Markes Italia me sa duket nuk do të jetë në gjendje ta plotësojë këtë qëllim.
60 për qind të prodhimit të brendshëm bruto - më tepër borxh nuk duhet të bëjë një shtet anëtar të BE-së, nëse nuk dëshiron të shkelë kriteret e stabilitetit të Brukselit. Pas tërmetit në rajonet e Lazios, Umbrias dhe Markes Italia me sa duket nuk do të jetë në gjendje ta plotësojë këtë qëllim.
Ekspertët mendojnë se rindërtimi i zonave të prekura do të kushtojë disa miliardë euro dhe do të zgjasë për vite me radhë. Përveç kësaj ka nevojë urgjente për të investuar më tej për masa sigurie sizmike për ndërtesat e banimit në zonat me rrezik të lartë. Për këtë mund të lindin shpenzime prej më shumë se 35 miliardë euro.
Për këtë shkak qeveria e Italisë ka kërkuar nga BE-ja zbutjen e kritereve të stabilitetit për Italinë. "Kjo nuk ka të bëjë me shpenzimin arbitrar të parave", tha zëvendësministri i Ekonomisë, Enrico Zanetti në një intervistë. Ne duam që me investimet e nevojshme të reagojmë ndaj rrezikut për tërmete.
Në rregullat deficitit të BE-së ekzistojnë përjashtime për rastet e fatkeqësive natyrore dhe rindërtimin. Por Roma do që këto rregulla të shtrihen edhe për rastin e masave mbrojtëse dhe parandaluese si në rastin e tërmeteve dhe i bëri thirrje Komisionit të BE-së që të tregohet i arsyeshëm. Fjala është për një hap të cilin Evropa duhet të bëjë, tha sekretari i shtetit Claudio De Vincenti, i cili punon në zyrën e kryeministrit Matteo Renzi.
Ndërkohë autoritetet e korrigjuan me një numrin e viktimave të tërmetit. Sipas të dhënave të Entit për Mbrojtjen Civile prej tërmetit me magnitudë 6.1 ballë të 24 gushtit, humbën jetën 290 vetë. Shumica e tyre në qytetin e vogël Amatrice, rreth 149 km në verilindje të Romës. Italia qendrore është shumë e rrezikuar prej tërmeteve dhe në të kaluarën është tronditur shpesh nga fatkeqësitë.
Redajsia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23