Italia kualifikohet në Euro 2020 me rekord, goli në ekstrem i prish festën Spanjës

Italia kualifikohet në Euro 2020 me rekord, goli në ekstrem i prish festën Spanjës

Tre ndeshje para mbylljes së eliminatoreve të Europianit Italia ka siguruar kualifikimin pasi në ‘Olimpico’ ka mposhtur me shifrat 2-0 Greqinë. Një trepikësh i cili është i shtati radhazi në Grupin J në po kaq ndeshje, ç’ka ka entuziazmuar çdo tifoz të mundshëm të ‘axurrëve’.

Pjesa e parë në Romë u mbyll me porta të paprekura, por tentativat e Italisë u shpërblyen fillimisht në minutën e 63 falë Jorginho-s që zhbllokoi rezultatin. Më pas për të vulosur shifrat përfundimtare mendoi Bernandeschi që realizoi një gol të bukur nga jashtë zonë.

Për Italinë kjo është hera e parë që kualifikohet tre ndeshje para se të mbyllen eliminatoret, por përveç këtij fakti diçka tjetër që bën përshtypje është edhe numri i golave të shënuar në 7 ndeshje, 20.

Shumë pranë kualifikimit në ndeshjen e 7 në grup i ka shkuar edhe Spanja, por ‘la roha’ nuk ia ka dalë pasi ka barazuar 1-1 me Norvegjinë. Në Oslo ekipi I drejtuar nga Moreno gjeti avantazhin në fillimin e pjesës së dytë me Saul, por që kaq nuk mjaftoi për të dalë me pikë të plota. Në minutën e 94 për norvegjezët realizoi King me penallti, duke shtyrë për një datë tjetër festën e Spanjës.

Për Iberikët ky ishte barazimi i parë në Grupin F pas 6 fitoresh radhazi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)