Italia, llogaritë me realitetin

Italia, llogaritë me realitetin
Ka fituar një Itali euroskeptike,te paktën në përballje me politikën dhe ekonominë. Një pol i tretë ka dalë nga këto zgjedhje, por nuk është ai i kryesuar nga Mario Monti, një politikan i moderuar, pro Europës dhe i gatshëm, që të qeverisë.

Por është ai radikal dhe populist i kryesuar nga Beppe Grillo i cili ka arritur përqindje fantastike duke u shpallur edhe partia më e votuar.
Por përvec komedianit Grillo, që ka arritur të marrë thuajse një të katërtën e votave këto zgjedhje në Itali kanë edhe një tjetër fitues.
Bëhet fjalë për Silvio Berlusconin i cili kishte vënë bast për mbijetesën e tij.

Dhe ish - Kryeministri ka arritur ta garantojë me listat satelitë që kanë kaluar qendrën e majtë në Senat për sa i përket vendeve të fituara ndërsa në Dhomën e Deputetëve ka humbur për pak.

Paradoksalisht Pier Luigi Bersani humb politikisht pavarësisht, se ka fituar mazhorancën në Dhomën e ulët edhe pse ishte i sigurtë se do ia dilte .
Por Bersani mesa duket e ka nenvlerësuar partinë e Grillos dhe rezistencën agresive të Berlusconit.

Tani, që të ndertosh një qeveri në Itali është e detyrueshme por, që t’i japësh jetë një aleance jetëgjatë duket se do të jetë e pamundur. Fantazma, që kërkohej të largohej pra jo stabiliteti apo situata kaotike është materializuar me forcë dhe deri diku në mënyrë të papritur. Ky kaos tani ne ka mbërthyer Italinë dhe ka nxjerrë në pah impotencën e partive të cilat e ushqyen vetem me iluzione duke mos bërë reforma elektorale.Për më shumë kanë provokuar edhe reagimin me zemërim të një opinioni public, që ka qenë i vendosur për të larguar Republikën e Dytë.

Berluskoni, i cili coi Italinë në prag të greminës financiare, tregoi se sezoni i tij si Kryeminstër ka mbaruar, por aftësia e tij për të bindur vendin e tij mbetet shumë e fortë.
E majta riafirmon paaftësinë për të kapërcyer mosbesimin rrënjosur në çdo parashikim. Dhe Qendra e Montit është grimcuar jo vetëm nga sistemi zgjedhor, sepse përndryshe s’do të shpjegohej fitorja e Grillos.

Mbështetja e Evropës për Kryeministrin Monti nuk ka pasur ndonjë efekt, dhe në të vërtetë, ndoshta kjo ishte një e keqe.
Kjo është sikur Italia kishte përvetësuar idenë e një pezullimi të demokracisë, refuzuar për të analizuar reflekset ndërkombëtare të votës.
Çfarë më tepër, vendosi për t’i sfiduar ato, duke favorizuar disponimin armiqësor të kursimit vlerësuar jo për efektet e dobishme mbi financat publike, por negative në rritjen ekonomike dhe vendet e punës.

Monti bëri një zgjedhje të diskutueshme, jopopullaritetin dhe papërvojën. Mbetët vetëm për të shpresuar që ai mos të marrë kusurin nëse Italia do të del nga zgjedhjet e izoluara në niviel evropian.

Bilanci i zgjedhjes demokratike e bërë në kutinë e votimit do të llogaritet në muajt e ardhshëm.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje e një bashkim mbi disa reforma, perspektiva e rrezikshme e një legjislature të shkurtër, do ta bëhej me shumë konkrete.

Rreziku i drejtimit të vendit nga një komisar evropian, mund të çojë në shtrëngime edhe më të forta se ato të vuajtura gjatë qeverisë Monti.

Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës