Italia merr në dorë dialogun, ministrat italianë ftojnë Kurtin dhe Vuçiç në Romë: Nuk dëshirojmë të ketë sërish luftë në rajon
Ministri i Jashtëm italian dhe ministrja e Jashtme e Kosovës
Dy ministrat italianë për fushën e Diplomacisë dhe për Mbrojtjes kanë vizituar sot Beogradin dhe Prishtinën, ku u kanë bërë thirrje liderve politikë që të mos përshkallëzojnë tensionet deri në luftë për çështjen e targave.
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe ai i Mbrojtjes, Guido Crosetto ftuan Kurtin dhe Vuçiçin në Romë për t’i bindur në nënshkrimin e një marrëveshje që do të ulte tensionet. Gjatë një takimi me ministren e Jashtme të Kosovës, Tajani theksoi se nuk duhet të ndërmerreshin nisma të njëanshme.
“Nuk dëshirojmë të ketë sërish luftë. Situata nuk duhet të përkeqësohet. Mos merrni nisma të njëanshme. Duhet të gjendet një zgjidhje. E kam vlerësuar vendimin e Kosovës për të shtyrë vendimin për targat dhe është një sinjal i gatishmërisë. Sot në mëngjes kam dëgjuar edhe fjalë gatishmërie nga ana serbe. Duhet të organizojmë një takim në mes të dyja palëve”, tha Tajani.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto u takua me homologun e tij në Kosovë ku u diskutua për zgjidhjen e tensioneve aktuale.
Lajmi kryesor:
Kurti pranon kërkesën e SHBA-së, shtyn me 48 orë gjobat për targat! Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen nesër në Bruksel
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2702
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Studentët bllokojnë Beogradin, Vuçiç kërkon dialog dhe paralajmëron ndryshimim e gjysmës së kabinetit qeveritar (VIDEO)
27 Janar, 16:52
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj
27 Janar, 12:33
-
Kosovë/ Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
27 Janar, 09:38
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49