ITALI- Italia gjendet në një situatë tejet të vështirë ku veriu është në luftë me stuhitë e ndërsa jugu me zjarret. Si pasojë e motit të keq, 6 persona kanë humbur jetën, 5 prej tyre në jug të Italisë, raporton La Repubblica.
Ata vdiqën të djegur dhe pa ndihmë. Temperaturat mbi dyzet gradë dhe valët e të nxehtit në alarm maksimal, me qindra zjarre, e bëjnë Italinë të paguajë çmimin e ngrohjes globale. Në një ditë të vetme, në Siçili, Kalabri e Sardenjë vdiqën 5 persona, një punëtor (me kontratë të pasigurt) i angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarrit dhe katër të moshuar.
Nga zjarret ka pasur edhe shumë të plagosur. Në Palermo, dy punonjës të pylltarisë, gjithashtu duke luftuar me shuarjen e flakëve dhe në fund të turneve rraskapitëse, përfunduan në terapi intensive.
77-vjeçari Salvatore Cometa dhe partnerja e tij 75-vjeçare Teresa Monastero u bllokuan në shtëpinë e tyre të pushimit në Cinisi në zonën e Palermos, ku kaluan fundjavat dhe pushimet verore. Kur zjarri shpërtheu në mes të natës në malet në kufi me aeroportin Falcone-Borsellino, ata nuk patën kohë. për të shpëtuar.
Pesëqind metrat mes flakëve dhe shtëpisë së tyre u kthyen në hi në pak çaste. Vetëm dje në mëngjes policia bashkiake zbuloi trupat brenda shtëpisë gjatë operacioneve për pastrimin e zonës së shkatërruar nga zjarri: dy të moshuarit u gjetën pranë njëri-tjetrit, si të dorëzuar për faktin se nuk kishin më shpresë.
Edhe ditën e djeshme për shkak të stuhive ndërroi jetë një 16-vjeçare në Milano. Ajo ishte duke fjetur gjumë në një kamping dhe vdiq pasi i ra një pemë mbi kokë. Miqtë e saj u tronditën nga tragjedia.
Në përditësim...