Italia fiton ndeshjen e parë ndaj Belgjikës në Grupin E, e vlefshme për finalet e kampionatit Europian të Futbollit i cili zhvillohet në Francë.
 
Ndeshja e luajtur në stadiumin e Lyonit u dominua krejtësisht nga "axurrët" të cilët triumfuan me rezultatin 2 me 0. Goli i dytë i shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt shoi çdo shpresë të belgëve për të dalë me një pikë nga fusha e blertë.
 
Goli i parë nga italianët u shënua nga mesfushori Giaccherini i cili çoi në rrjetë një pasim të marrë nga Chiellini.
 
Pavarësisht përpjekjeve të të besuarve të Wilmots, belgët nuk arritën të dalin asnjëhëerë në lojën e tyre, duke mos rrezikuar portën e Buffon. Ekipi i Kontes u mbrojt mjaft mirë, duke thyer sulmet e belgëve. Goli i dytë u shënua nga sulmuesi i Southampton Pelle  në minutën e 93 të takimit.



itali belgjike

Nga ana tjetër, Marc Wilmots ka aktivizuar Courtois, Alderweireld, Vermaelen, Nainggolan, Vertonghen, Witsel, De Bruyne, Fellaini, R.Lukaku, E. Hazard, Ciman. 


(Goli i parë i Italisë ndaj Belgjikës)