Italia mund të marrë pjesë në
botëror, mediat: Në vend të Perusë

Italia mund të marrë pjesë në<br />botëror, mediat: Në vend të Perusë<br>
Italia duket se ka ende shpresa për t'u kualifikuar në Kupën e Botës "Rusi 2018".

Peruja ishte skuadra e 34 dhe e fundit që u bë pjesë e kampionatit Botëror dhe në vendin amerikano-jugor kjo arritje u festua gjatë, pasi mundën 2:0 Zelandën e Re. Presidenti i vendit e shpalli festë dhe atë ditë u bë pushim zyrtar për administratën, por e gjithë kjo eufori mund të zbehet pasi Peruja rrezikon përjashtimin nga Botërori. E gjitha kjo nga një ligj i propozuar nga deputetja Paloma Noceda. Ajo kërkon që Federata Peruane e Futbollit të vihet nën kontrollin e një organi shtetëror me funksione ministrore. Por kjo është e ndaluar nga FIFA. Një ligj ky që, nëse miratohet, mund të çonte Italinë në Botëror, raporton e përditshmja amerikano-jugore “Libero”. 

Italia u eliminua nga Suedia pasi humbi ndeshjen e parë në Stockholm me shifrat 1:0 dhe barazoi 0:0 në sfidën e kthimit në Milano. 

Deputetja Paloma Noceda, presidente e Komisionit të Arsimit, Rinisë dhe Sportit, ka paraqitur në Parlament një projektligj që do ta vinte Federatën e Futbollit të Perusë nën kontrollin e Institutit Peruan të Sportit. Që është një organ shtetëror me funksione ministrore. Por rregullorja e FIFA-s e ndalon që federatat të mund të kenë lidhje me qeveritë. Vetë FIFA ka kërkuar sqarime, duke i lajmëruar autoritetet e Perusë për rrezikun që i pret.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE