Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, pas konsultimeve me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Transportit, nënshkroi një urdhëresë, e cila parashikon ndalimin e hyrjes dhe tranzitit në Itali për njerëzit që në katërmbëdhjetë ditët e mëparshme kanë qëndruar ose ata kanë kaluar nëpër disa vende me situatë pandemike të rënduar.
Në listën e 13 vendeve janë edhe dy vende ballkanike, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, por jo Shqipëria.
Lista e vendeve: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje-Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane
Për të garantuar mbrojtjen shëndetësore, fluturimet direkte dhe indirekte për në vendet e treguara më lart gjithashtu janë pezulluar.
Roberto Speranza u shpreh se “Në botë, pandemia është në fazën e saj më akute. Ne nuk mund të çojmë dëm sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur linjën e maturisë maksimale në situatën Covid ".
Në datën 1 korrik, Bashkimi Evropian hapi kufijtë për vendet jashtë BE, por u përjashtua Shqipëria. Komisioni Europian miratoi një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria. Në këtë listë, nga vendet e Ballkanit është Mali i Zi dhe Serbia. Megjithatë, në dokumentin që Shqiptarja.com disponon saktësohet se në varësi të ecurisë së pandemisë, lista do të rishikohet pas dy javësh, më 15 korrik. Megjithatë, nga kjo listë do të përjashtohen tre kategori.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67.1%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36
-
Itali/ Po trafikonte 34,5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! Droga iu gjet në makinë dhe banesë
8 Janar, 22:16
-
Ministri italian i Mbrojtjes: Ushtria jonë është e detyruar të ketë satelitët e Elon Musk
8 Janar, 21:43
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni
8 Janar, 17:17
-
Belcastro, qyteti i vogël italian 'ndalon' banorët që të sëmuren
8 Janar, 15:40
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
Po, lista e hapur duhet të mundësojë zgjedhjen e drejtpërdrejt të kandidatit për deputet i cili do të ishte më i përgjegjshëm para elektoratit të zonës që i përket!
Përgjigju