Italia ndalon protezat e gjirit për qëllime estetike nën 18 vjeç

Italia ndalon protezat e gjirit për qëllime estetike nën 18 vjeç

Të paktën 20 mijë euro gjobë dhe pezullim nga profesioni për disa kohë, në rastin e vendosjes së protezave të gjirit për qëllime estetike te të miturit, kjo sipas një rregullorje të ministries italiane të Shëndetësisë.

Kirurgët e këtij profesioni janë të detyruar të regjistrojnë të gjitha të dhënat klinike dhe demografike në regjistrat rajonalë të implanteve të gjirit.

”Implantimi i protezës së gjirit vetëm për qëllime estetike lejon vetëm për ata që kanë mbushur moshën madhore. Ky kufi nuk zbatohet në rastet e keqformimeve të rënda kongjenitale të vërtetuara nga një mjek i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar ose nga një institucion shëndetësor publik”, rithekson rregullorja.

Mosrespektimi i kushtit të moshës dënohet me aplikimin e sanksionit administrativ të pagesës së shumës prej 20 000 euro që duhet të paguajnë punonjësit e shëndetësisë.

Parashikohet edhe pezullim nga profesioni.

”Është shumë e drejtë të ritheksohet ndalimi i vendosjes së protezave të gjirit për të miturit nën 18 vjeç për qëllime estetike. Megjithatë, ajo që ndodh shpesh dhe besoj se është një lëvizje e gabuar, është se ka prindër që implantimin e protezave të gjirit i bëjnë dhuratë për qëllime estetike vajzave të tyre pikërisht kur mbushin 18 vjeç dhe kjo është e rrezikshme, sepse ato janë ende shumë të reja”, deklaroi Emanuele Bartoletti, president i Shoqatës Italiane të Mjekësisë Estetike.

“Këto vajza që janë vetëm 18 vjeçe që shpesh kanë proteza të gjirit të vendosura vetëm për qëllime estetike, mund të rrezikojnë të kenë probleme me kalimin e kohës”, vëren Bartoletti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë