ROMË - Ka përfunduar pa ndonjë zgjidhje konkrete për situatën e krijuar, takimi mes Presidentit të Italisë Giorgio Napolitano dhe Kryeministrit Enriko Letta.
Në deklaratën e Presidencës, shpërndarë për mediat pas takimit, nuk përmendet në asnjë moment dorëheqja e kreut të Qeverisë, ndërsa thuhet se zgjidhja do të gjendet në parlament.
Kryeministri Letta pritet që të përcaktojë nesër takimet që do të zhvillojë me kryetarët e dy Dhomave të Parlamentit në një përpjekje për t'i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar pas largimit nga Qeveria të 5 ministrave të partisë së Silvio Berlusconit.
Letta deklaroi para mediave rreth orës 17:45 se "jemi përballë sfidave të mëdha, të lutemi për Italinë! Roma na bën thirrje për paqe, dialogu është i rëndësishëm për paqe."
Mesazhi i Kryeministrit Letta erdhi pasi Berluskoni, një ditë më parë u kërkoi anëtarëve të partisë së tij, të cilët ishin ministra në ‘qeverinë Letta’, të jepnin dorëheqjen për shkak të përpjekjeve të Qeverisë për rritjen e taksave.
Sot, ish-kryeministri sulmoi PD-në duke thënë se partia e tyre di vetëm të rrisë taksat dhe se në këtë situatë, zgjidhja e vetme është rikthimi në votime.
Ai theksoi se nuk është i lodhur duke luftuar, përkundrazi, ai ndihet shumë në formë. Sipas tij vendi gjendet në një moment të vështirë dhe të majtët, kanë vesin të tregojnë të kundërtën e realitetit.
Pak minuta para Berluskonit, po sot, ka folur edhe Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, duke thënë se do të mundohej të shihte fillimisht nëse kishte mundësi të vazhdohej me këtë legjislaturë dhe se nëse nuk do të kishte rrugë tjetër, atëhere do të shkrinte Parlamentin.
Vendimi i Berluskonit është marrë si një akt ekstrem edhe nga disa eksponentë të PDL-së. Sipas tyre, kjo është thjesht një tentativë e dëshpëruar për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme në nëntor.
Mbetet ende për t’u kuptuar nëse Italia do t’i rikthehet zgjedhjeve, apo nëse Letta do të formojë një koalicion të ri për të vazhduar punën e nisur.
Redaksia online
(arsh/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com