Italia në protestë për masat anti-COVID, përplasje me policinë në Romë

Për të disatën herë gjatë javëve të fundit Roma u karakterizua nga protesta të shumta të tregtarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve të mbyllura për shkak të pandemisë.

Tregtarët kërkojnë një datë për të rihapur aktivitetet e mbyllura për shkak të pandemisë.

Protestë e cila u përshkallëzua në përleshjet mes qytetarëve që kundërshtojnë masat kundër koronavirusit dhe policisë. 

"Ne jemi një shesh i qetë, paqësor, nuk jemi këtu për t'u përplasur, ne jemi këtu për të dëshmuar shqetësimin e një kategorie të prekur nga pandemia pas një viti”, ishte mesazhi i hapjes nga organizatorët.

Një protestë tjetër përfshiu shitës ambulantë nga Campania të cilët, me furgona dhe kamionë, bllokuan qarkullimin e në autostradën A1 pranë Caserta Nord. 

Ndërkohë që në Napoli ata kanë brohoritur "Liri!" dhe disa prej të cilëve mbanin në duar të brendshme, të verdha, portokalli dhe të kuqe njëjtë si ngjyrat e kufizimeve.

 "Italia me ngjyra na ka lënë në të brendshme, por kaq mjafton". 

Qindra njerëz, përfshirë aktivistë, qytetarë dhe banorë të qytetit të Torinos u mobilizuan për më shumë se dymbëdhjetë orë për të përballuar betejën me forcat e rendit.

Italia është një nga vendet më të goditura të Evropës me më shumë se 35,000 vdekje, ndërsa janë raportuar edhe 1,695 infeksione të reja me koronavirus, aktualisht vendi ndodhet në kufizime të zonës portokalli dhe të kuqe për shkak të shkallës së infektimeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre