Italia sot është në zi kombëtare për viktimat e tërmetit që tronditi pak ditë më parë Italinë qendrore. Po ditën e sotme do të përcillen për në banesën e fundit 35 viktima të provincës së Arquata del Tronto një nga zonat më të tronditura.
Gjatë ceremonisë që po zhvillohet ne Ascoli Piceno është i pranishëm presidenti Sergio Mattarella dhe kryeminsitri Matteo Renzi.
Ne ceremoni janë të pranishëm disa nga personalitetet më të rëndësishëm të vendit.
Gjatë vizitës së tij në Akumoli Mattarella u shpreh se do të jetë pranë banorëve në çdo moment.
Me tej ai falenderoi forcat e shpëtimit për ndihmën e dhënë.
Ndërsa kërkimet nën gërmadha vijojnë intensivisht bilanci i viktimave rëndohet orë pas orë duke arritur në 290 persona të pajetë ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 388.
Ndonëse kanë kaluar ditë nga tërmeti katastrofik lëkundjet e tokës vijojnë ende.
Rreth 1323 lëkundje sizmike janë regjistruar që nga dita e mërkurë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Babai i Marisol në karrocë, përkëdhel foton e vajzës së vdekur