Italia, e goditur që një ditë më parë nga stuhi të fuqishme reshjesh është zgjuar mëngjesin e sotëm nën alarm për një tjetër përmbytje. Kryeqyteti dhe shumë zona të tjerë në jug, jugperëndim dhe veri të vendit janë paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike. Ndërkaq, shumë shkolla, institucione dhe monumente janë mbyllur, përfshirë këtu dhe Koloseun, po ashtu edhe qindra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Rreth 180 milimetra shi raportohet të kenë rënë në 3 orë, duke bërë që katet e ulëta të shtëpive dhe fabrikave të mbyllen. Këto janë pamjet e filmuara në Toskanë dhe Liguria, ku anije dhe helikopterë të shumtë janë përdorur për të shpëtuar dhjetëra të bllokuar në shtëpitë e tyre pas përmbytjes.

Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe shumë bagëti të imëta janë mbytur në shirat e rrëmbyeshëm të nisura që një ditë më parë në rajonet veriore qëndrore dhe veriore të Toskanës. Ndërkaq, parashikohen rreth 100 milimetra shi të bjerë gjatë 24 orëve të ardhshme.

Agjencia për Mbrojtjen Civile ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shumicën e Ligurias dhe Genovën e cila ende po përpiqet të shërohet nga përmbytjet në fillim të muajit tetor.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO