Nis misioni i Italisë në Euro 2024. Pak minuta më parë të kaltrit u nisën drejt aeroportit të Dortmundit. Më pas ata do të udhëtojnë drejt Iserlohn, shtëpia bazë e ekipit të trajnerit Spalletti.
Kampionët në fuqi të Evropës do e bëjnë debutimin pikërisht kundër Shqipërisë në stadiumin "Iduna Park" në Dortmund, me ndeshjen që pritet me emocion të shtunën e 15 qershorit në orën 21:00.
Kuqezinjtë e Sylvinhos ishin të parët që mbërritën në Gjermani, teksa ngadalë të gjithë ekipet e tjera do zbarkojnë në vendin organizator dhe në kampet bazë të zgjedhura.
Komento