Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë është publikuar sot në Fetoren Zyrtare, pasi dy vendet e nënshkruan atë më 18 mars.
Si pasojë e kësaj marrëveshje, tashmë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa patur nevojë për prova teorike dhe praktike, përveçse në situata të veçanta, në të cilat është e nevojshme një provë praktike drejtimi.
Sipas marrëveshjes së publikuar në Fletoren Zyrtare, konsiderohen situata të veçanta, ato që kanë të bëjnë me drejtuesit me kërkesa të veçanta, që kërkojnë përshtatjen e automjeteve, krahasuar me konfigurimin standard ose përdorimin e protezave.
Kjo marrëveshje u arrit gjatë një vizite të kryeministrit Edi Rama në Itali, ku gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe Guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano, Rama u kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali, ku nuk i kurseu edhe batutat.
"Dua t’i them Luigit që të kujdeset pak për patentat e Shqiptarëve në Itali që kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane që shqiptarët udhëtojnë dhe t'i japin makinës pa probleme", tha Rama gjatë vizitës në Itali.
Më pas kjo marrëveshje u firmos nga Ministrja e Jashtme, Ola Xhaçka dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Itali/ Pasioni për lojërat e fatit tradhton shqiptarin anëtar të bandës së ‘skifterëve’! Me precedentë të shumtë penalë, kamerat e sigurisë e zbuluan
16 Shkurt, 21:20
-
Vajza e Silvio Berlusconit: Shpresoj që Trump të mos shkatërrojë Perëndimin
16 Shkurt, 20:55
-
Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit, 33-vjeçari me precedentë të shumtë penalë
16 Shkurt, 20:33
-
Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!
16 Shkurt, 17:45
-
Itali/ Dhunimi i gruas zbulon mbi 3,2 kg kokainë dhe 13 mijë euro në banesën e punëtorit shqiptar! Nën akuzë edhe nëna, e ndihmonte në ‘biznes’
16 Shkurt, 17:35
-
E rëndë në Itali/ Foshnja 9-muajshe vritet nga pitbulli i shtëpisë teksa i ati ishte në gjumë! Babai gënjen para hetuesve: U sulmua nga një qen endacak
16 Shkurt, 16:14
-
Alban Daci: Emigrantët vetëm i kanë dhënë dhe e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s'kanë marrë asgjë prej saj!
16 Shkurt, 16:03
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Engjëll Agaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, Këshilli i Ministrave: Do kthehet në detyrë sapo të rikuperohet
16 Shkurt, 14:05
-
VIDEO/ Olly rrëmben fitoren e Sanremo, por publiku 'proteston'! Brohoritje për Achille Lauron dhe lotët e Giorgias (RENDITJA)
16 Shkurt, 07:50
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54