Firmoset marrëveshja, Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare! Brenda disa javësh nis zbatimi
Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare. Ministrja e Jashtme, Ola Xhaçka dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci firmosën marrëveshjen që i hap rrugë brenda pak javëve zbatimit në terren.
Bucci dhe Xhaçka gjatë firmosjes së marrëveshjes
Redaksia 18 Mars 2021, 09:31 | Përditesimi: 18 Mars 2021, 10:24
Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare. Ministrja e Jashtme, Ola Xhaçka dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci firmosën marrëveshjen që i hap rrugë brenda pak javëve zbatimit në terren.
"Me ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Bucci firmosëm sot, në emër të dy qeverive tona marrëveshjen e shumëpritur për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit, me qëllim konvertimi.
Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët.
Tani është çështje javësh që marrëveshja, pas miratimit në strukturat ligjore përkatëse në Itali e Shqipëri, të nisë të zbatohet në të dy vendet", ka shkruar në Facebook ministrja Xhaçka teksa ka postuar edhe fotot gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.
Pak ditë më parë ishte ministrja Xhaçka e cila e konfirmoi arritjen e dakordësisë gjatë një takimi që zhvilloi me homologun italian, Luigi Di Maio.
Kjo marrëveshje u arrit gjatë vizitës të disa ditëve më parë të kryeministrit Edi Rama në Itali. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe Guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano, Rama u kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali, ku nuk i kurseu edhe batutat. "Dua t’i them Luigit që të kujdeset pak për patentat e Shqiptarëve në Itali që kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane që shqiptarët udhëtojnë dhe t'i japin makinës pa probleme", tha Rama.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:42
Firmosja e marrëveshjes me Italinë për patentat, Rama: Unë them atë që bëj dhe bëj atë që them
Për Kryeministrin Rama nënshkrimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri për njohjen e patentave është tregues se ai 'thotë atë që bën dhe bën atë që thotë'.
"Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them", shkruan Rama në një postim në Facebook.
A njihen dhe Ata we kan shum vite ketu ne itali dhe patenten e kan mar para se te Benin domumentat ne itali
PërgjigjuPo patentat italiane njifen ne Shqiperi?
PërgjigjuNjehen ato qekan shum vite me patente shqiptare e