Italia nuk ngre kokë, Portugalia e mund 1-0, sot Spanjë-Kroaci për Ligën e Kombeve

Italia nuk ngre kokë, Portugalia e mund 1-0, sot Spanjë-Kroaci për Ligën e Kombeve

Momenti i shënimit të golit nga Portugalia

Italia e Roberto Mancinit vijon të mos bindë. Pas barazimit me Poloninë të kaltërit janë mposhtur mbrëmjen e djeshme nga Portugalia në kuadër të Ligës së Kombeve.

Komplikohet shumë ky kompeticion për Italinë që në Lisbonë u mund nga luzitanët 1-0 falë një goli të shënuar nga sulmuesi Andre Silva. Në mungesë të Ronaldos rolin e protagonistit e mori ish-sulmuesi i Milanit.

Reagimi i Italisë pas golit të pësuar ka qënë e vakët ndërsa më i miri ishte portieri Donnarumma ndërkaq të kaltërit pas dy ndeshjeve kanë vetëm 1 pikë. Mancini bëri 9 ndryshime krahasuar me ndeshjen ndaj Polonisë ndërsa në fushë për herë të parë pas 20 vitesh nuk kishte asnjë juventin.Më kritikoni mua dhe jo futbollistët ka thënë tekniku Roberto Mancini pas ndeshjes.

Ndërsa sot në kuadër të Ligës së Kombeve Spanja pret Kroacinë nënkampione Bote ndërkaq Belgjika luan në transfertë ndaj Skocisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë