Italia ofron eksperiencën e saj
në fushën e ekonomisë detare

Italia ofron eksperiencën e saj<br />në fushën e ekonomisë detare
TIRANE- Binjakëzimi i shkollës profesionale të Durrësit “Hysen Çela” me shkollën profesionale të Peshkimit “Remo Brindizi”, pritet të mundësojë marrjen e një zanati nga të rinjtë shqiptarë, që do të njihet edhe në vendet e BE. Kjo pasi Ministria e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim edhe me Rajonin Emilia-Romagna në Itali, kanë vendosur që ta kthejnë shkollën teknologjike profesionale “Hysen Çela”, në Durrës, në një institucion model të arsimit profesional në fushën e ekonomisë detare.

Marrëveshja e binjakëzimit është firmosur nga dy drejtorët e shkollave përkatëse, ku kanë marrë pjesë edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ambasadori italian në vendin tonë, Massimo Gaiani, dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ministri Blendi Klosi falënderoi palën italiane për ndihmën që i jep qeverisë shqiptare në fushën e arsimit profesional dhe ka theksuar se me marrëveshjen e re, nxënësve të shkollës “Hysen Çela” iu jepet mundësia që të formohen sipas standardeve europiane.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje hedhim hapin e parë drejt binjakëzimit të kësaj shkolle italiane të ekselencës dhe me emër në Europë, me shkollën tonë “Hysen Çela”, duke synuar kthimin e saj në një shkolle profesionale model që lidhet si me traditën, ashtu edhe inovacionin e modernen. Prania e ambasadorit italian dhe e të ftuarve nga Rajoni i Emilia Romagna në këtë event tregon për mbështetjen që qeveria italiane i ka dhënë dhe i jep qeverisë sonë në shumë fusha, përfshirë edhe Arsimin e Formimit Profesional”, - tha ministri Blendi Klosi në fjalën e tij.

Më tej ai theksoi se shkolla “Hysen Çela”, falë këtij binjakëzimi do mund të kthehet në një nga pionieret e shkollave të ekselencës politeknike që qeveria kërkon të krijojë në disa nga qarqet e vendit. “Shkolla e mesme profesionale ‘Hysen Çela’ në Durrës ka një histori, ka një përvojë, por përmes reformës së arsimit e formimit profesional, ne synojmë që këtë infrastrukturë të përshtatshme ta kthejmë në një kampus të mësimit e formimit të specialistëve të nivelit të Italisë, pra të Europës, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, të bizneseve në Durrës, italiane apo shqiptare, pse jo edhe të tregut europian të punës”, - thekësoi Klosi.

Nga ana e tij ambasadori i Italisë Massimo Gaiani ka vlerësuar bashkëpunimin midis dy shkollave duke vënë theksin se arsimi professional është një mundësi për punësim. Sipas Gaianit, Italia do të mbështesë Shqipërinë në projeketet që ka për arsimin professional, sidomos tek shkollat, ku shumë të rinj mund të marrin një zanat të çertifikuar.
 
Shkollat, Interes i lartë i nxënësve për të vazhduar arsimin profesional
Në ditët e para të regjistrimeve janë me qindra të rinj të cilët po interesohet për t’u regjistruar në një nga shkollat e arsimit profesional. Nga të dhënat e Ministrisë së Mirëqenies Sociale pritet të jenë më shumë të regjistruar se një vit më parë. Interesi për shkollat profesionale është rritur pas investimeve të qeverisë, ku janë rikonstruktuar shumë shkollat. Një vit më parë në shkollat profesionale u regjistruan 40% më shumë nxënës së ne vitin 2013-t. Në rast se numëri i të regjistruarve është shumë i lartë, përzgjedhja e tyre do të bëhet në bazë të mesatares që ka secili.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes