Italia ‘OK’ dozës së tretë të vaksinës mbi 60-vjeçarët

Italia ‘OK’ dozës së tretë të vaksinës mbi 60-vjeçarët

Italia ka miratuar aplikimin e dozës së tretë të vaksinave kundër Covid-19 për persona mbi 60 vjeç dhe për njerëzit e brishtë dhe imunitete të dobët të të gjitha moshave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë italiane, doza e tretë do të kryhet vetëm 6 muaj pas përmbylljes së ciklit të vaksinimit, ndërsa kushtet për të marrë këtë përforcues janë: sëmundjet e frymëmarrjes fibroza pulmonare idiopatike; sëmundjet e frymëmarrjes që kërkojnë terapi me oksigjen; sëmundjet kardiovaskulare, ato neurologjike, skleroza amiotrofike anësore dhe sëmundje të tjera.

Vendimi vjen kur ndërkohë ka ende 8.4 milionë italianë që nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës kundër Covid, pasi vetëm 15.54% e popullsisë është e vaksinuar dhe pothuajse tre milionë italianë mbi pesëdhjetë vjeç mbeten në grupmoshën më kritike pasi nuk janë të imunizuar ende.

Aktualisht situata epidemike në Itali është “nën kontroll” dhe kurba e rasteve të Covid-19 vazhdon të ulet gradualisht, por Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Lartë i Shëndetësisë bëjnë thirrje për kujdes. Në këtë fazë është e nevojshme të mbahet një nivel i lartë i vëmendjes duke pasur parasysh rihapjen në progres dhe rritjen e kapaciteteve të parashikuara për sektorë të ndryshëm dhe vende publike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet