E përditshmja La Stampa, që e ka qendrën në Torino, një nga më prestigjiozet në Itali, nëpërmjet dy artikujve të saj jep një reportazh të gjerë të rritjes së kanabisit të mbjellë, si dhe nxjerr në evidencë luftën e bërë nga qeveria shqiptare kundër trafikantëve dhe kultivatorëve të bimës narkotike në Lazarat.
Në reportazhin e saj La Stampa jep shembuj të kapjes nga karabinierët të sasive të konsiderueshme të canabis në Siçili, Romë, Sardenjë etj.
"Përballë ullinjve, afër një plantacioni të mbjellë me misër, ndodhet një mur i lartë 3 metra. I mbrojtur nga shikime të padëshirueshme, ndodhet plantacioni i Salvatore Li Bassi, bujk 56 vjeçar nga Calatafimi Segesta, aty rritej e hijshme un hektar e gjysmë i kultivuar me kujdes 15 mijë rrënjë kanabis, me një vlerë tregu 35 milion euro. Kur karabinierët e Alcamo kanë behur në portën e tij LI Basi ka lëvizur mustaqet me një shikim të përhumbur dhe ka thënë: 'Kujtova se janë bimë aromatike'. Është arrestuar".
Kjo është një nga paragrafët e speciales së realizuar në numrin e sotëm të "La Stampa".
E cila më pas thekson se ka një numër të madh plantacionesh të sekuestruar në jug të Italisë, e përbën 71% të sekuestrimeve në të gjithë vendin. Më 14 gusht, një helikopter i repartit operativ ajror të Guardia di Finanza ka gjetur në një qytezë pranë Romës gjysmë hektari dhe 170 kilogram mariuanë biologjike. 28-vjeçari nga Roma e kishte menduar mirë, e kishte fshehur poshtë fuçive të lidhur me një çisternë uji të fshehur në rrënjë. Për të evituar zbulimin kishte gërmuar një tunel ku arrinte të shkonte tek ara e tij me kanabis duke u zvarritur.
La Stampa thekson se kanabis në Itali është kultivuar gjithnjë por asnjëherë në këtë masë të madhe. Diçka ka ndryshuar, e thonë të dhënat e Agjencisë së OKB-së për luftën ndaj drogës. Në 2012 Italia ka qenë vendi i parë në botë në sekuestrimin e kanabisit: 4.122.617 bimë narkotike. Më shumë se SHBA që është në vend të dytë.
Sipas La Stampës prodhimi nxitet nga krimi i organizuar, kështu p.sh në zonën e Napolit Kamorra ka vendosur të investojë në "arin e gjelbër"që ofron risk të vogël dhe fitime të mëdha.
"Janë ligjet e tregut", thekson më tej La Stampa në shkrimin e saj "Plantacionet e mëdha të Europës Lindore, nga Ukraina, ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, Afganistani e Pakistanit që prej kohësh mbjelljet i kanë konvertuar në opium.
Ndaj çmimi është rritur për kanabis por kërkesa qëndron e lartë. Dhe kështu ka nisur vetëprodhimi. Sot një gram bar kushton 7 euro e gjysmë/ Hashashi maroken lëviz nga 8 deri në 9 euro. Kështu mund ta gjesh lehtësisht në zemër të Romës afër stacionit Casilina, serrën më të madhe të kanabisit që është zbuluar ndonjëherë: 5 mijë metra katror me bimë narkotike të kultivuara.
La stampa thekson më tej në reportazhin e saj se Jugu mbetet zona më e mbjellë. "Këtu janë kushtet klimaterike dhe hapësirat e pabanuara dhe të kultivosh duhet të jesh i aftë", shpjegon koloneli Giuseppe Campobasso, komandanti i grupit operativ antidroga të Guardia di Finanza të Palermos, i cili shton: "Sistemi më i mirë është ai i gjetjes së plantacioneve nga ajri". Por sistemet bëhen më të sofistikuara: pasi janë mbyllur fushat me misër për të fshirë plantacionet, janë ndërtuar sera të ruajtura nga qentë, sisteme vaditëse me pika për të evituar gjetjen nga policia.
"Ka raste kur mbillet edhe në pyje ashtu si narkosit kolumbian që fshihen në pyjet e pamasa të Amazonës", përfundon shkrimi i La Stampa-s.
Marrë nga “ATSH”
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)