Italia përfshihet nga moti i keq, në Milano mbyllen parqet, ‘shkulen’ çatitë e disa ndërtesave, rrëzohen pemë! Reshje shiu dhe erërash në zonat e Paveses dhe Brianza

Italia është përfshirë nga reshje shiu e stuhi pasditen e sotme. Në Milano pati reshje të dendura si dhe erë të fuqishme, e cila rrëzoi disa çati ndërtesash si dhe pemë.

Një 68-vjeçar i cili po kalonte në rrugë u godit nga një vazo e cila u rrëzua nga era. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Temperaturat ranë me 11 gradë, nga 33 gradë të regjistruara mesatarisht para fillimit të stuhisë. Stuhia shkaktoi dëme edhe në rrjetin e transportit: në Milano erërat e fushime këputën kabllot e rrjetit elektrik të tramvajit. 

Nga ana tjetër, trafiku në linjën hekurudhore Milano-Xhenova ndërmjet Locate Triulzi dhe Certosa di Pavia është ndërprerë për shkak të rënies së pemës.

Një stuhi shiu e ere goditi edhe Brianzan, në zonën midis Monza, Seregno dhe Rho. Po ashtu u mbyll një nga hyrjet e linjës 1 të metrosë në Piazza Duomo për shkak të pllakave të gurit të rëna.

M.Q./S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen