Në muajin tetor të vitit të kaluar, policia italiane kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Altin Hajrin, një prej personave të dyshuar si
koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.
Në Shqipëri, atij iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro, ndërsa ai dhe pjestarë të familjes së tij ishin aksionerë në një kompani karburantesh në Durrës.
Në 29 tetor të 2015, në saj të operacionit të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar "Enigma", u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.
Ndërkaq dje policia e Durrësit arrestoi djalin e xhaxhait të tij dhe një kushëri tjetër të dyshuar si pjestarë të rrjetit të trafikut ku ishte dyshuar më parë Altin Hajri dhe vëllezërit e tij.
Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banes në Shijak, u arrestuan nga policia e Durrësit, në bazë të një urdhëri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit të kaluar.
Ata akuzohen për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narkotike”, parashikuar në nenet 10, 73, 77 74 të Kodit Penal Italian.
Maksimumi i dënimit për këto vepra penale parashikon një masë prej 30 vitesh burgim. Këta dy persona i kishin shpëtuar operacionit të vitit të kaluar të policisë shqiptare në Durrës, bashke me Altin Hajrin.
Tashmë hetimet ndaj Altin Hajrit janë pushuar ndërsa i vëllai i tij Emiljano Hajri vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar. Hetimet vazhdojnë për pjesën tjetër të bandës.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Alfred Dedjas te ‘Kështjella’, Policia e Tiranës pritet të rikthehet në vendngjarje për të kërkuar armën e krimit! Çfarë ndodh nëse nuk gjendet
4 Dhjetor 2024, 12:19
-
Vrasja e Alfred Dedjas, SPAK përgënjeshtron Berishën për të dytën herë në 24 orë: Viktima s’është i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 2020
2 Dhjetor 2024, 18:06
-
Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha pranon se ka gënjyer: Nuk është prokurori Ols Dado te çështja e Julian Gjoshit! E verifikova pasi përgënjeshtroi SPAK
2 Dhjetor 2024, 12:45
-
Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)
1 Dhjetor 2024, 15:54
-
SPAK merr 2 orë në pyetje Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin e tij! Ish-deputeti i PS: S'kam patur kurrë Sky Ecc, as kam strehuar persona në kërkim
15 Nëntor 2024, 14:13
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tangos, krimin e organizuar, Hajrin dhe Avdylajt! E vallëzon sipas muzikës që ata dëshirojnë
23 Tetor 2024, 17:24
-
'E fundosën përgjimet!' GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin! Avokatët: Nuk janë përdorues të Sky ECC! Ish deputeti i PS-së mbyll gojën (VIDEO)
22 Tetor 2024, 08:34
-
Arrestimi i Çyrbjes/ Siguronte sekrete shtetërore dhe ua jepte bosëve të krimit! Mister zyrtarët që i shërbyen ish-deputetit të PS, SPAK vijon hetimet për t’i zbuluar
21 Tetor 2024, 12:36
-
Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja, avokatja tërheq në GJKKO materialet hetimore! Deklaron se nuk është marrë asnjëherë në pyetje për çështjen (VIDEO)
21 Tetor 2024, 10:40
-
Pajisje regjistrimi në formë pakete, celularë e para, çfarë sekuestroi SPAK gjatë kontrolleve për arrestimin e Çyrbjes
21 Tetor 2024, 10:39
-
Sky ECC 'fundos' ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja! SPAK: Shiti sekrete shtetërore te kriminelët e dekonspiroi policinë! Altin Hajri e shpërbleu me vota në 2021
21 Tetor 2024, 10:27
-
Skeda/ U strehua nga Çyrbja, kush është Altin Hajri! Nga trafiku i drogës Shqipëri-Itali me kodet ‘Enigma’, te kompleksi ‘Golden’, bizneset dhe rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës
21 Tetor 2024, 09:10