Alarmi i të nxehtit afrikan në Itali, në 16 qytete nesër me të kuqe, mes tyre Roma, Milano e Napoli

Alarmi i të nxehtit afrikan në Itali, në 16 qytete nesër me të kuqe, mes tyre Roma, Milano e Napoli

Temperaturat e larta kanë pushtuar sërish Italinë. Në disa qytete janë ngritur alarme për temperaturat që mund të shkojnë deri në 40 gradë Celsius.

Autoritetet kanë vendosur disa pika të kuqe ku evidentohen qytetet që do kenë temperaturën më të larta siç janë. Sipas meterologëve, zona me pritshmëri të larta për të nxehtin ekstrem janë  Bolonja, Bolzano, Brescia, Firence, Frosinone, Genoa, Latina, Milano, Napoli, Palermo, Perugia, Rieti, Roma, Torino, Trieste, Verona.

Janë vendosur pika portokalli në qytetet Venecia dhe Viterbo, raportojnë mediat italiane.

Ndërsa me pika të verdha janë vendosur në qytetet Bari, Cagliari, Campobasso, Catania, Civitaveçhia, Messina, Pescara dhe Reggio Calabria, ku temperaturat do jenë pak më të ulëta.

Për Firencen dhe Bolonjën, zona e kuqe zgjat deri të mërkurën më 23 gusht, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Në kryeqytetin toskan, temperatura maksimale do të jetë 38 gradë të hënën, 39 të martën dhe 40 të mërkurën.

Rekordi i ditës u arrit të dielën në Florence Orto Botanico me 38 gradë në orën 13:00 me orën lokale. Ndërsa në kryeqytetin Emilian priten temperaturat deri në 37 gradë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë