Italia sërish ka folur me tone kundërshtuse për pranimin e një grupi emigrantësh libanezë.

Një anije që në bord kishte 141 emigrantë libanezë, pasi është shpëtuar, është drejtuar nga Mbretëria e Bashkuar pas kundërshtimeve të zyrtarëve italianë, për t’i pranuar emigrantët e mbijetuar.

Ministri italian i Transportit dhe Infrastrukturës, Danilo Toninelli, në një linjë si Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, është shprehur se anija nuk do ta shohë kurrë portin italian.

Ndërkohë zëvendëskryeministri ka ritheksuar qëndrimin e tij se anija me 141 emigrantë libanezë mund të shkojë ku të dëshirojë, por jo në Itali

Nga ana e zyrtarëve italianë duket se ka një qëndim të unifikuar për të mos pranuar emigrantë nga vendet e Afrika e Veriut.