Italia, rekord vaksinimesh anti-COVID, gati 350 mijë doza në 24 orët e fundit

Italia, rekord vaksinimesh anti-COVID, gati 350 mijë doza në 24 orët e fundit

Italia ditën e djeshme ka inakuluar 347,279 doza vaksine, duke arritur një rekord të ri. Deri më tani në vend 10 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine, nga këta më shumë se 4.2 milion kanë marrë dozën e plotë.

Sipas raportit të përjavshëm të qeverisë, gjatë javës sëë fundit janë administruar rreth 291,000 doza në ditë.

Dozat e inokuluara janë 83.8% e atyre të dorëzuara (14.3 nga 17.1 milion). Personat mbi 80 vjeç që morën dozën e parë të vaksinës janë 76.09% dhe ata me dy doza pak më pak se 45.19%.

Gjithashtu është arritur që të imunizohen tre të katërtat e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Në moshat 70-79 vjeç, 30.14% kanë marrë dozën e parë, vetëm 3.4% dozën e dytë. 4.2 milion njerëz që i përkasin kësaj grupmoshe janë ende duke pritur dozën e parë.

Ndërkohë që parë në shkallë të përgjithshme 16.9% e popullsisë italiane morën të paktën një dozë.

Bazuar në të dhënat Our World in data Italia renditet pas Gjermanisë, Francës dhe Spanjës, të cilat tashmë kanë një përqindje të vaksinuar me të paktën një dozë mbi 17%.

Të enjten, Gjermania administroi 738,501 doza vaksina në 24 orë, falë edhe punës së mjekëve të familjes.

Vendi që udhëheq, përveç Izraelit janë SHBA, të cilat sapo kanë kaluar 200 milion doza të administruara, ku gjysma e të rriturve amerikanë morën të paktën një dozë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati