Italia ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e saj të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në një moment kur procesi i integrimit po hyn në një fazë të rëndësishme të mbylljes së kapitujve
Ky ishte një nga mesazhet kryesore që doli nga takimi i parë zyrtar i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, në Romë.
Sipas një njoftimi për shtyp, të dy palët rikonfirmuan partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë, të ndërtuar mbi lidhje historike, miqësi të fortë mes dy popujve dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.
Gjatë bisedimeve u diskutua për një gamë të gjerë fushash bashkëpunimi, nga dialogu politik dhe integrimi evropian, te siguria, mbrojtja, migracioni, energjia, ekonomia, turizmi, kultura dhe lidhjet mes njerëzve.
Hoxha vlerësoi gjithashtu rolin e Italisë si partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe një investitor strategjik në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.
Ministri shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Romës ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar se Italia mbetet një nga mbështetëset më të forta të së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.
Komente











Shtet inteligjent Italia sepse e di qe shqiptaret po Jane ne BE votojnë sikur Italia per qeshtje te ndryshme atje. Pra ka te beje edhe numri votave ne EU sepse del “qethur dhe rruajtur”
Përgjigju