Italia rikthen 266 objekte të lashta të grabitura nga SHBA

Italia deklaroi se ka rikthyer 266 artefakte të lashta me vlerë dhjetëra milionë euro nga Shtetet e Bashkuara, ku ato ishin shitur gjatë fundit të viteve 1990 nga një rrjet ndërkombëtar i kontrabandistëve të objekteve.

Artikujt më të vjetra prej të cilave datojnë në shekullin e 9-të para Krishtit, përfshijnë vepra që i përkasin periudhave të qytetërimit etrusk, Magna Graecia dhe Romës Perandorake.

Një deklaratë nga një njësi e specializuar e policisë së Italisë të premten tha se kthimi i artefakteve ishte për shkak të bashkëpunimit midis autoriteteve gjyqësore italiane dhe amerikane. Artefakt do të thotë kur një objekt është i bërë ose i përpunuar nga dora e njeriut, raporton Reuters.

Fotot e siguruara nga ministria italiane e kulturës tregojnë se artefaktet përfshijnë disa enë të pikturuara, kokën e një statuje dhe disa monedha, të cilat u ekspozuan në një ceremoni në Nju Jork në fillim të kësaj jave.

Deklarata italiane tha se 65 artefakte kishin ardhur nga muzeu i Koleksionit Menil në qytetin amerikan të Houston, ndërsa 145 copë të tjera u gjetën si pjesë e proçedurave të falimentimit kundër një tregtari antikash.

Një zëdhënës i muzeut tha se i ishin ofruar artefaktet si dhuratë, por e kishte referuar donatorin te ministri italian i Kulturës, i cili njoftoi muzeun se Italia po pretendonte objektet.

"Koleksioni Menil i refuzoi këto vepra nga koleksionisti dhe ato nuk kanë qenë kurrë pjesë e koleksionit të muzeut", tha zëdhënësi.

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv