Edhe pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që të zvogëlojë importet me naftën e papërpunuar ruse për 90 për qind deri në fund të vitit, Italia është bërë shteti i vetëm në Evropë që ka rritur importet e kësaj lënde.
Bashkimi Evropian ka vendosur për pakon e re të sanksioneve ndaj Moskës, për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe embargoja ndaj naftës ruse tani vë në rrezik një prej rafinerive më të mëdha të Italisë, që gjendet në Sicili, dhe mund t’i japë goditje të madhe ekonomisë italiane.
Italia është pajtuar me partnerët e BE-së që të zvogëlojë importet e naftës së papërpunuar ruse deri më 2023, një lëvizje që kryeministri italian, Mario Draghi e ka quajtur “sukses të plotë” që “disa ditë më parë as që do të ishte e pabesueshme”.
Pavarësisht sanksioneve të sanksioneve të mëhershme ndaj Rusisë, rafineria e naftës e Italisë në Sicili, që është në pronësi të kompanisë ruse, Lukoil, çuditërisht ka rritur prodhimin nga 15 në 100 për qind të naftës së papërpunuar ruse. Italia në maj kishte pranuar afër 400,00 fuçi naftë ruse në ditë, katër herë më shumë sesa nivelet e importeve para pushtimit të Ukrainës, thuhet në të dhënat e kompanisë Kpler.
“Italia është shteti i vetëm që ka rritur importet e naftës në Evropë”, thanë nga instituti ISPI. Italia para pushtimit rus të Ukrainës, që nisi më 24 shkurt, është bërë importuesja tretë më e madhe e naftës ruse. Para pushtimit ajo ishte importuesja e gjashtë në Evropë./REL
Lajmi kryesor:
Shtyhen sanksionet e reja të BE-së! Lavrov: Dërgimi i raketave është provokim i drejtpërdrejtë! Turqia do të organizojë çminimin e porteve të Ukrainës
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:45
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër! Lideri Suprem i Iranit: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje
25 Nëntor, 08:12
-
Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 07:59
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë
24 Nëntor, 15:22
-
Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin
24 Nëntor, 12:38
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev
24 Nëntor, 08:24