Italia tronditet sërish! Tërmet
6.5 ballë, 20 persona të plagosu

Italia tronditet sërish! Tërmet<br />6.5 ballë, 20 persona të plagosu
Italia Qendrore është goditur sërish mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë, në thellësinë prej 10 km, i cili ka zgjatur disa sekonda.
 
Tërmeti ka rënë në orën 07:41, dhe ka pasur epiqendër zonën pranë Norcias. Lëkundjet e tërmetit kanë qenë aq të forta sa janë ndjerë edhe në Romë, Firenze dhe Perugia.  
 
Sipas mediave italiane, dyshohet për viktima. Nga të dhënat e para raportohet për dëme të shumta materiale, ndërsa zonat më të prekura janë Norcia, Arquata del Tronto dhe komuna të tjera.
 
Si pasojë tërmetit, është shembur Bazilika në Norcia dhe shumë ndërtesa, ndërsa ekipet e emergjencës dhe kërkim shpëtimit vazhdojnë aksionin për të ndihmuar banorët në nevojë.
 
''Corriere De la Sera'' shkruan se ky është tërmeti me magnitudën më të madhe që ka goditur Italinë Qendrore.

Vetëm pak ditë më parë Italia qendrore u godit nga disa tërmete, ku dy ishin më të fuqishëm, 5.9 dhe 5.4 ballë, ku pati shumë dëme materiale.

Italia kohët e fundit është goditur nga një sërë tërmetesh, ku më i rëndi ishte ai i 24 gushtit në Amatrice ku humbën jetën mbi 300 persona. 



Zhvillimet nga tërmeti në Itali

14:08 Tjetër tërmet në Itali, 4.7 ballë

11:40 Shkon në 20 numri i personave të plagosur

10:50 Tërmeti, Bushati: Jemi pranë popullit italian
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehet se Shqipëria është pranë popullit italian në këto momente të vështira pas tërmetit 6.5 ballë që goditi vendin mëngjesin e ditës së sotme.
 
"Italia mike u godit sërish nga një tjetër tërmet mëngjesin e sotëm.
 
Urojmë që pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi pranë popullit dhe qeverisë italiane në këto momente të vështira" thotë Bushati.
 
Ministri i Jashtëm thekson se Ambasada e Shqipërisë në Romë vendos në dispozicion të qytetarëve shqiptarë numrat e emergjencës +393420498192 dhe +393477400613.

09:56 10 persona janë plagosur nga tërmeti në Itali, njëri në gjendje të rëndë

09:35 Sipas mediave italiane tre persona u nxorën të gjallë nga rrënojat në Tolentino.

09:25 Kryetari i Acquasanta Sante Stangoni: Shpresoj mos ketë asnjë nën rrënoja

09:05 Renzi në kontakt me Umbria-n dhe Marche-n pas tërmeteve
 
09:05 "Tërmeti i njëjtë me atë në Amatrice në 24 gusht"
Instituti Kombëtar i Italisë i Gjeofizikës dhe vullkanologjisë deklaron se "Tërmeti ka ndodhur në të njëjtin sistem me atë të 24 gushtit në Amatrice dhe po avancon" tha sizmologu Alberto Michelini. 

09:05 Kryetari i Ussita: Kjo është fatkeqësi, një katastrofë
Kryetari i Ussita-s, një nga zonat e prekura nga tërmeti deklaron se "Çdo gjë u shemb. Unë shoh tym kudo, kjo është një fatkeqësi, një katastrofë" tha Marco Rinaldi.

08:59 Mbyllet metroja në Romë pas tërmetit

08:55 "Ka njerëz nën rrënoja nga shembjet e tërmetit"
Cesare Spuri, kreu i Mbrojtjes Civile në Marche deklaron se mund të ketë njerëz nën rrënoja nga tërmeti i fortë që goditi Italinë.
 
"Në Muccia, Tolentino dhe në zonat përreth Macerata dhe Ancona po përpiqemi për të nxjerrë njerëzit që mund të jenë nën rrënoja".

08:50 Arquata del Tronto më e goditura nga tërmeti
Kryetari i komunës së Arquata del Tronto, Aleandro Petrucci u shpreh se "Ishte zonë e kuqe, duhet të ishte brakstisur pas tërmeteve të mëparshme, qyteti është shkatërruar nga lëkundjet. Disa njerëz që kanë mbetur brenda banesave, disa kanë dalë, po shikojmë cfarë ka ndodhur", tha ai.

08:40 Emergjencat nxjerrin qytetarët nga banesat
Emergjencat Civile në Itali janë vendosur në ndihmë të qytetarëve pas tërmetit duke u dhënë ndihmën e parë banorëve të zonave të prekura në Italinë qendrore.

08:15 Qytetarët në Italinë qendrore në panik
Në Romë qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre pas rënis së tërmetit.
 
08:10 Tjetër tërmet në Itali me magnitudë 4.1 ballë

08:00 Shembet Bazilika e San Benedettos në Norcia
Kjo zonë është nga më të prekurat nga tërmeti i sotëm dhe dëmet janë shumë të mëdha. 

07:43 Sërish tërmet me magnitudë 4 ballë në Itali

07:41 Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë në Italinë qendrore

Aquarta si ishte dhe si është pas termetit
itali termet
Komuna e Arquata del Tronto pas termetit


arquata del tronto si ishte
Komuna e Arquata del Tronto para termetit

Basilica e St. Benedict, norcia
Basilica e San Benedettos

itali termet
Basilica e San Benedettos

d
Epiqendra e termetit në Itali


  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin