Italia vajton Andrea Camilleri, 'babai' i Montalbano, shkrimtar dhe mjeshtër i tregimit të historive

Italia vajton Andrea Camilleri, 'babai' i Montalbano, shkrimtar dhe mjeshtër i tregimit të historive

Shuhet Andrea Camilleri, “babai” i Montalbanos, shkrimtar dhe mjeshtër i tregimit të historive.

Italia vajton një nga autorët e saj më të mëdhenj bashkëkohorë.

Shkrimtari i madh sicilian, autor i serive të suksesshme të novelës mbi komisionerin e Vigatës, u shua sot në moshën 93 vjeçare.

"Nëse mundem, do të doja të përfundoja karrierën time i ulur në një shesh duke treguar histori”- Kështu Andrea Camilleri iu përgjigjej atyre që e pyesnin se si, në moshën 93 vjeçe, ai nuk kishte vendosur ende të tërhiqej nga letërsia

Camilleri shkroi rreth 30 novela për Montalbanon, që bënin fjalë për një shef të ashpër policie siçilian, por miqësor, me një reputacion për mosbindje dhe oreksin për kuzhinën lokale.

Librat u botuan për herë të parë në Itali në vitin 1994 dhe janë përkthyer në 30 gjuhë si dhe janë përshtatur në një seri televizive të suksesshme të RAI-t duke e bërë Camillerin një njeri të famshëm ndërkombëtarisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular