Italia vendos dozë të tretë vaksine anti COVID-19 për mbi 60-vjeçarët dhe ata me imunitet të dobët

Italia vendos dozë të tretë vaksine anti COVID-19 për mbi 60-vjeçarët dhe ata me imunitet të dobët

Te moshuar qe presin te vaksinohen ne Itali

Italia shumë shpejt do të fillojë administrimin e dozës përforcuese të vaksinave antiCOVID-19 për të gjithë grupmoshën mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët. Vendimi është marrë dje nga Ministria Shëndetësisë. Në njoftimin e Ministrisë thuhet se ky vendim është mbështetur në dritën e rezolutave më të fundit të EMA-s.

Administrimi i dozës së tretë të vaksinës anti COVID-19 do të bëhet gjithmonë pas të paktën gjashtë muajsh nga përfundimi i ciklit të vaksinimit parësor.

Vendimi vjen ndërsa ka ende 8,4 milionë italianë që nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 (15,54 për qind e popullsisë) dhe në grupmoshën më kritike të 15-vjeçarëve mbeten pothuajse tre milionë (saktësisht 2 987 859) të paimunizuar.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare