I shumëpërfolur për të marrë drejtimin e Kombëtares italiane trajneri aktual i Shqipërisë mbeti vetëm një alternativë.
Trajneri i ri i Italisë është Giampiero Ventura dhe mungon vetëm zyrtarizimi i cili do të vijë në fillim të javës së ardhshme.
Emri i Gianni De Biasit u përfol shumë për të pasuar Antonio Conten madje edhe vetë 60-vjeçari shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për atë që e cilësonte një ëndërr,të drejtonte Italinë.
Në fakt ndodhi ajo që De Biasi paralajmëroi në një intervistë kur tha” shpresoj që emri im të mos digjet si kandidaturë”.
Emri i De Biasit u dogj dhe Carlo Tavvechio zgjodhi një trajner me eksperiencë si Ventura. Ky i fundit do të ketë zëvendës Fabio Cannavaron dhe do të drejtojë të kaltërit në fushatën kualifikuese të “Rusi 2018”. Gianni De Biasit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përqëndrohet tek Europiani me Shqipërinë e tij.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)