Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Itali pasi tentoi të vjedhë me forcë banesën e një të moshuari italian, në zonën e Senigallia-s.
Rreth orës 21:00, disa banorë të rrugës “Del Perugino”, kanë njoftuar policinë duke i komunikuar prezencën e disa personave të huaj, të cilët ishin duke tentuar të hynin në banesën e të moshuarit, në katin e parë të një apartamenti, përmes një dritareje. 76-vjeçari italian nuk ishte në shtëpi në momentin e arrestimit, raportojnë mediat lokale.
Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, efektivët pikasën një automjet tip “Volkswagen Golf”, me një person në bord, që u largua me shpejtësi. Pas dy kilometrave ndjekje nga patrulla të policisë, automjeti pësoi defekt, ndërsa shoferi tentoi t’i largohej efektivëve duke vrapuar.
Por, ai u neutralizua nga polica dhe më vonë u identifikua si një 24-vjeçar shqiptar, i cili ishte arrestuar edhe më parë në vitin 2014 në Bari, për pjesëmarrjen në një vjedhje të armatosur.
Automjeti tip “Volkswagen Golf” rezulton se i është vjedhur të mërkurën një shqiptari 23-vjeçar në Bologna.
Policia italiane po punon për gjetjen e anëtarëve të tjerë të cilët tentuan të mësyjnë forcërisht në shtëpinë e të moshuarit, të cilët dyshohet se kanë kryer edhe disa vjedhje të tjera po të premten, pranë zonës së Senigallia-s.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com