Trafikojnë drejt Shqipërisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion shtetasen e huaj 23 vjeçe, me banim në Itali, arrestohet një nga tutorët, në kërkim dy të tjerë. 

Më datë 04.2017 specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të paligjshëm pranë Sektorit për Krimin e Organizuar pranë D.V.P. Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit :

- Bardhok Prenga, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim policor shtetasit :

- M.Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë.

- M.B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi shtetasia e huaj 23 vjeçe ka bërë kallëzim në ambientet e D.V.P. Tiranë ndaj shtetasve Bardhok Prenga, 46 vjeç, M.B., 31 vjeç dhe M.Gj, 46 vjeç të cilët e kanë trafikuar nga Italia në Shqipëri me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Trafikim i personave të rritur", parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com