TIRANË - Stefano Giaciomelli, italiani i arrestuar pak ditë më parë në Durrës e i kërkuar nga shteti fqinj për akuzën e "krimit financiar", prej vitit 2011 kishte nisur të ndërtonte jetën në Shqipëri.
Ai është aksioner në një firmë italiane që operon në nxjerrjen e kromit në minierën e Burrelit, por mbetet e mistershme se përse në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit nuk del i regjistruar si aksioner në asnjë kompani
Strehën gjatë arratisë së tij italiani me profesion inxhinier e kishte gjetur në një shtëpi me qira në qytetin bregdetar të Durrësit. Report Tv mëson se Giaciomelli ka pasur një firmë ndërtimi dhe arredimi në Itali, ku ka falimentuar në vitin 2010-2011. Pikërisht në këtë moment autoritetet italiane kanë nisur hetimin ndaj tij për mashtrim, ndërsa tre vite më pas në nëntor të 2014-ës lëshuan urdhrin e arrestit për 59-vjeçarin e lindur në Bologna.
Që prej vitit 2011, kur ka mbërritur në Shqipëri Stefano Giaciomelli rezulton të ketë dalë vetëm një herë nga Shqipëria për në Mal të Zi, në 2014-ën. Këtë dalje ai mendohet se e ka shfrytëzuar për të mbërritur në Itali.
Italiani i cili u vu në pranga në 12 mars në apartamentin e tij me qira në lagjen numër 13 në Durrës, është i martuar me italiane, dhe ka dy fëmijë me gra të ndryshme.
Vepra penale e "krimit financiar", për të cilin Xhakomeli akuzohet, i rrezikon një dënim deri në 10 vjet burg, sipas parashikimit të Kodit Penal Italian.
Drejtësia italiane prej kohësh kishte vëzhguar hyrje-daljet e italianit, derisa pas hetimeve të gjata rezultoi se Stefano Giaciomelli kishte prekur vendin tonë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO