Një 68-vjeçar italian me banim në Shqipëri u arrestua pasi kërcënoi me pistoletë  fqinjin 48-vjeçar, armë të cilën e mbante pa leje. Ngjarja ndodhi në Bish Kamëz Katund i Ri në Durrës, fshat ku banon italiani me origjinë nga Eboli.

Efektivët e komisariatit të Shijakut të cilët arrestuan italianin, thanë se situata kishte agravuar deri në nxjerrjen e armës pas një konflikti për motive të dobëta mes Giuseppe Di Palmës dhe 48-vjeçarit me inicialet Rr.D.
 
Po ashtu, policia sekuestroi një pistoletë me mbishkrimin “EKOL Special” 99 Cal 9mm dhe 14 copë fishekë kalibër 6.35 mm.
 
Materialet procedurale policia ja kaloi Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Kanosje”dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)