ITALI - Vrau një grabitës shqiptar në vitin 2015, ndërsa sot është kryetar bashkie në Rodano. Ky është Rodolfo Corazzo, një argjendar tashmë 68 vjeç.

Në nëntorin e vitit 2015, tre shqiptarë tentuan të tentuan të vidhnin vilën e italianit për më shumë se 1 orë e gjysmë, por ishte reagimi me armë zjarri i argjendarit që i zmbrapsi.

Një ndër grabitësit ishte dhe Valentin Frrokaj, i arratisur dy herë nga burgu, i dënuar një herë për vrasje.

Në një moment Frrokaj i kundërpërgjigjet po ashtu me armë zjarri argjendarit.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes, tyre grabitësi shqiptar mori dy plumba dhe gjatë arratisjes, Valentini bie në tokë së vdekuri, ndërsa dy bashkëpunëtoret e tij u larguan me ar, bizhuteri dhe para.

Pas ngjarjes Rodolfo Corazzo u hetua për vetëmbrojtje të tepruar, por pas dy vitesh teza e prokurorëve u rrëzua dhe çështja ndaj tij u pushua. Tani, gati 10 vjet pas asaj ngjarje tragjike, Corazzo është bërë kryetar i bashkisë së qytetit të tij.

68-vjeçari doli fitues pas procesit zgjedhor të 8 dhe 9 qershorit. Ai ishte kandidat në krye të një liste qytetare të quajtur “Rodano per te” të mbështetur nga e gjithë qendra e djathtë.