Alvaro Morata, sulmuesi i Spanjës ka komentuar Grupin B të Euro 2024. "Furia e Kuqe" do jetë rivale me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë. Sulmuesi i Atletico Madrid ka thënë se nuk duhet anashkaluar Shqipëria, pasi kanë lojtarë me cilësi.
"Duam të shkruajmë historinë. Ne kemi fituar 3 Europiane, po aq sa Gjermania, ndërkohë që asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë 4 herë. Kështu që jemi të karikuar në maksimum dhe kemi një dëshirë të madhe për të punuar e bërë mirë në Gjermani.
Nuk jemi favoritë, pasi ka skuadra të tjera spektakolare. Por të tillë ishim edhe Europianin e kaluar. Dhe u eliminuam në gjysmëfinale ndaj Italisë me penallti.
Jemi në gjendje të përballemi me çdo kundërshtar. Italinë dhe Kroacinë i njohim mirë, pasi jemi përballur me ta në Nations League. Janë Kombëtare me lojtarë konkurrues, cilësi që i kanë edhe shqiptarët. Duhet t’i bëjmë të vuajnë kundërshtarët tanë duke qarkulluar ne topin”, deklaroi Morata.