Drejtuesit e Milanit kanë pasur një ditë (e hënë) të vrullshme në orët e fundit të merkatos, me kuqezinjtë që kanë bërë tetë lëvizje në hyrje dhe dalje.
Fillimisht u zyrtarizua Santiago Gimenez, i cili kishte zbarkuar në Itali prej dy ditësh. Sulmuesi firmosi kontratën deri në qershor të vitit 2029, ndërsa zgjodhi të mbajë fanellën me numrin 7.
35 milionë euro për Feyenoord, plus bonueset në bazë të performancës. Sulmuesi meksikan u afrua për të zëvendësuar të larguarin Alvaro Morata, i cili firmosi te Galatasaray.
Edhe Joao Felix është pjesë e Milanit, me kuqezinjtë që arritën akordin me Chelsea deri në fundin e sezonit për një huazim, me pagën që do paguhet nga italianët.
Mesfushori Ismael Bennacer do të luajë në Francë për Marseille. Ishte vetë algjeriani që kërkoi me ngulm të transferohej te skuadra franceze. Ky operacion u mbyll në huazim, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 10 milionë euro.
Vendin e Bennacer te Milani e ka marrë Uarren Bondo. 21-vjeçari francez është blerë te Monza për shumën e 10 milionë eurove. Te këta të fundit do të kalojë në huazim Zeroli, lojtar i akademisë së Milanit. Më herët nga kuqezinjtë u largua edhe Davide Calabria, i cili firmosi te Bologna. Edhe Sottil bashkohet me kuqezinjtë nga Fiorentina.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
28.5%
-
Pak
60.2%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 1535
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Milani eliminon Romën nga Kupa e Italisë, Felix debuton me gol 'të ëmbël'
6 Shkurt, 08:33
-
Milani prezanton Gimenez, Ibrahimovic: Jemi përmirësuar, e donim që në verë
5 Shkurt, 15:56
-
Lazio surprizon Elseid Hysajn, e fut në listën e sezonit të Serie A
5 Shkurt, 14:58
-
Zyrtare/ Mërgim Vojvoda largohet nga Torino, firmos me Comon e Fabregas
4 Shkurt, 13:48
-
Galatasaray kërkon Ardian Ismajlin
4 Shkurt, 12:15
-
VIDEO/ Hysaj asiston, Lazio fiton! Mbrojtësi i Kombëtares lë fushën i dëmtuar
4 Shkurt, 08:36
-
GOLAT/ Milan dhe Inter barazojnë 1-1 në derbi, Juventusi kalon Empolin! Roma ndal Napolin në Serie A
2 Shkurt, 15:25
-
Milan kërkon të ringrihet, Interi do hakmarrjen! Sonte derbi i Madoninës, pritet debutimi i Walker dhe Asllani në stol
2 Shkurt, 12:01
-
Milani dy fitore radhazi në derbi, Inzaghi kërkon 'hakmarrje': Doja një kalendar ndryshe, Calhanoglu është rikthyer
1 Shkurt, 13:29
-
E kryer/ Milani gjen akordin me Feyenoord, Gimenez nesër vizitat mjekësore! Ndjek derbin kundër Interit në 'San Siro'
1 Shkurt, 10:06
-
VIDEO/ Lecce përmbys Parmën me Ramadanin në fushë, sukses për Werder Bremen! Vallecano fiton derbin e vogël të Madridit
1 Shkurt, 09:40
-
Derbi i Madoninës elektrizon fundjavën, e diel spektakolare në Serie A
31 Janar, 19:32