Katër fëmijë dhe shumë vuajtje, Morata zyrtarizon divorcin me Alice Campello pas 7 vitesh

Katër fëmijë dhe shumë vuajtje, Morata zyrtarizon divorcin me Alice Campello pas 7 vitesh

Alvaro Morata dhe Alice Campello

Alvaro Morata dhe Alice Campello janë ndarë. Lojtari i Milanit dhe kapiteni i Spanjës e bëri njoftimin në rrjetet sociale me një mesazh të gjatë, duke konfirmuar kështu thashethemet e ditëve të fundit të cilat pëshpëritnin për një krizë të rëndë në çift.

"Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice morëm vendimin të ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshëm dhe e respektuar në të cilën ne e donim dhe e ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme, fryt i të cilave ishin katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë. Ky është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri”,  ka shkruar futbollisti spanjoll.

Pse u ndanë Alvaro Morata dhe Alice Campello

Morata shtoi në lidhje me ndarjen e tij nga Alice Campello se ishin keqkuptimet ato që i dhanë fund lidhjes.

"Mos shpikni histori për një minutë, e përsëris; nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që pak nga pak i konsumojnë gjërat. Alice gjithmonë do ketë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që kemi përjetuar së bashku ishte e pabesueshme dhe një përvojë e shkëlqyer." 

Kujtojmë se muajt e fundit Morata u përball me sulme në rrjetet sociale dhe në rrugë, kjo për formën e tij, duke dashur edhe ndihmë nga specialistët për të kaluar momentin e vështirë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim